Lidhje

Prishtinë: Qeveria dënon sulmin ndaj zyrtarit të telekomunikacioneve


Qeveria e Kosovës dënoi fuqimisht sonte atë që ajo e cilësoi “atentat” ndaj kreut të Entit Rregullativ të telekomunikacioneve, Anton Berisha. Qeveria dënoi gjithashtu ashpër sulmin ndaj uniformave blu dhe duke e cilësuar këtë si akt të papranueshëm dhe të patolerueshëm. Policia e Kosovës, njoftoi më parë se makina shoqëruese e policisë e cila siguronte drejtorin e entit rregullativ të telekomunikacioneve, Anton Berisha, u sulmua me arme zjarri, në fshatin Balincë të Malishevës, sot rreth orës 16.15. Policia tha se një polic i cili ishte në makinën përcjellëse të policisë, eshte plagosur dhe është dërguar për mjekim në qendrën spitalore universitare në Prishtinë. Policia tha se ka arrestuar tre shqiptare të Kosovës.

Qeveria e Kosovës dënoi fuqishëm sonte ripërsëritjen e “aktit kriminal” ndaj kreut të Entit Rregullativ të Telekomunikacioneve, Anton Berisha, “automjeti i të cilit është qëlluar me armë zjarri”, duke shkaktuar plagosjen e anëtari të Shërbimit Policor të Kosovës.

Qeveria dënoi gjithashtu ashpër sulmin ndaj uniformave blu, dhe duke e cilësuar këtë si akt të papranueshëm dhe të patolerueshëm. Qeveria e kryeministrit Agim Çeku, kërkoi zbardhjen sa më të shpejtë të rastit dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të tij.

Qeveria tha se në këtë kohë të intensifikimit të procesit të statusit përfundimtar të Kosovës është e domosdoshme ruajtja e qetësisë, si dhe një ambienti me tolerancë zero ndaj dhunës dhe akteve kriminale. Policia e Kosovës, njoftoi më parë se makina shoqëruese e policisë e cila siguronte drejtorin e entit rregullativ të telekomunikacioneve, Anton Berisha, u sulmua me arme zjarri, në fshatin Balincë të Malishevës, sot rreth orës 16.15.

Policia tha se një polic i ishte ne makinen percjellëse te policise, është plagosur dhe është dërguar për mjekim në qendrën spitalore universitare në Prishtinë. Policia tha se ai gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Tre shqiptarë të Kosovës janë arrestuar si të dyshimtë për përfshirje në këtë sulm, nga patrullat policore nga Drenasit, rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes, rreth orës 17.15, në fshatin Gjurgjicë. Komisioneri ndërkombetar Rikard Monk dhe zv.komisioneri Sheremet Ahmeti, kane vizituar policin e plagosur.

Zoti Berisha është sulmuar edhe më parë. Para pak kohe, makina me të cilën udhëtonte ai me disa persona të tjerë, u sulmua me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, por pa shkaktuar viktima. Zoti Berisha ka qenë në qendër të debateve kohët e fundit pas shpalljes së fituesit të telefonisë mobile, e cila u fitua nga konsorciumi Mobitel Sllevonia dhe Ipko Net.//lk

XS
SM
MD
LG