Lidhje

OSBE-ja në Kosovë bën thirrje për reforma në drejtësi


Organizata kryesore evropiane e çështjeve të sigurimit bëri thirrje për reforma në sistemin e drejtësisë administrative të Kosovës.

Një raport i misionit të OSBE-së në Prishtinë thotë se sistemi i tanishëm i drejtësisë në Kosovë, sidomos procesi i rishqyrtimit juridik, nuk është sa duhet i fortë për të mbrojtur të drejtat individuale dhe sundimin e ligjit.

Shefi në detyrë i këtij misioni, Jens Modvog, theksoi rëndësinë e një sistemi administrativ ligjor funksional i cili u jep mundësi qytetarëve të rishikojnë veprimet e qeverisë që ata besojnë se janë të paligjshëm ose arbitrarë.

Raporti i OSBE-së rekomandon ndryshimin e ligjit për ta lejuar Gjykatën e Lartë të Kosovës të funksionojë si gjykatë apelesh që rishikon vendimet e gjykatave më të ulta, kërkon seanca dëgjimore gojore dhe u kërkon gjykatave të tjera të imponojnë masa të përkohëshme kur çështjet gjyqësore janë pezull.//lk

XS
SM
MD
LG