Lidhje

Sezer: Sistemi laik i qeverisjes në Turqi ndeshet me kërcënim


Presidenti i Turqisë thotë se sistemi laik i qeverisjes në vendin e tij po ndeshet me kërcënimin më të rëndë të parë ndonjëherë nga forcat islamiste. Presidenti Ahmet Neçmet Sezer tha sot se përpjekjet për të futur fenë në politikë po shkallëzojnë tensionet sociale.

Fjalimin para një grupi ushtarakësh ai e mbajti ndërkohë që afron mbarimi i mandatit të tij më 16 maj. Forcat laike i shqetëson mundësia që parlamenti, i dominuar nga partia e kryeministrit Reçep Tajip Erdogan, do të zgjedhë një islamist për të zëvendësuar zotin Sezer, i cili ka bindje të theksuara laike.

Laikët e akuzojnë kryeministrin Erdogan, i cili u përket forcave islamiste, se po dobëson ndarjen e shtetit nga feja. Komentet e Presidentit Sezer i bënin jehonë fjalimit të djeshëm të kreut të ushtrisë, Gjeneralit Yashar Bujukanit. Ushtria e konsideron veten si mbrojtëse të sistemit laik në Turqi.//lk

XS
SM
MD
LG