Lidhje

KS vendos dërgimin e një misioni vëzhgues në Kosovë


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur të dërgojë një mision të posaçëm në Kosovë, para se të votojë për statusin e saj të ardhshëm. Ambasadori britanik Xhon Perri, presidenti aktual i këshillit, tha se përfaqësuesit e 15 vendeve anëtare do të vizitojnë këtë muaj Prishtinën dhe Beogradin.

Zoti Perry tha se ambsadori i Belgjikës, Johan Verbeke, do të kryesojë delegacionin e Kombeve të Bashkuara në Prishtinë. I dërguari rus Vitali Çurkin i cili propozoi muajin e kaluar dërgimin e misionit, shprehu kënaqësi për këtë vendim.

Misioni do të shikojë gjendjen në terren në Kosovë, para se Këshilli i Sigurimit të debatojë mbi propozimin e ndërmjetësit Marti Ahtisari për Kosovën. Plani i Ahtisarit parashikon pavarësi të mbikqyrur për Kosovën. Beogradi e hedh poshtë një propozim të tillë.//lk

XS
SM
MD
LG