Lidhje

Identifikohet vendndodhja e anijes së fundosur greke


Një mjet lundrues i telekomanduar ka identifikuar vendndodhjen e regjistruesit të të dhënave të anijes turistike greke, e cila u fundos javën e kaluar në Detin Egje.

Zyrtarë të Ministrisë greke të Transportit Detar thanë se autoritetet do të përpiqen të nxjerrin nga deti kutinë regjistruese, me shpresën për të zbuluar hollësi të aksidentit të 5 prillit, kur anija Diamanti i Detit, hasi në cektinë dhe u fundos pranë ishullit Santorini. Autoritetet kanë dhënë urdhër për përdorimin e robotëve për nxjerrjen e regjistruesit të të dhënave.

Qeveria greke fajësoi javën e kaluar gabime të personelit si shkaktare për aksidentin. Zyrtarët shpëtuan rreth 1 mijë e 500 turistë dhe ekuipazh nga anija, por dy turistë francezë ende figurojnë të humbur. Prokurorët kanë akuzuar kapitenin dhe 5 oficerë të tjerë të ekuipazhit se kanë shkelur rregulloren ndërkombëtare të sigurimit dhe kanë ndotur mjedisin.//lk

XS
SM
MD
LG