Lidhje

Tiranë: Koncert për lirinë e mediave


Në Tiranë mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmë në një koncert proteste, të organizuar nga Lëvizja “Mjaft!” dhe Grupi Mediatik TopMedia, për të kundërshtuar atë që cilësohet prej tyre si një përpjekje e qeverisë shqiptare për të goditur mjetet e lira të informimit dhe që mbajnë qendrim kritik ndaj saj.

Gjatë manifestimit, përveç këngëve dhe interpretimit nga humoristë të njohur, e morën fjalën edhe përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile, të cilët akuzuan drejtpërdrejt Kryeministrin Sali Berisha për luftën që, sipas tyre, ai ka hapur me disa prej këtyre mediave.

Ndërkohë qeveria, nga ana e saj, ngul këmbë se ajo vetëm po u përgjigjet shqetësimeve të bashkësisë ndërkombëtare për transparencën e financimit të mediave dhe se përpjekjet e saj janë përqendruar në luftën kundër informalitetit. //az//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG