Lidhje

Nishani: "Në policinë shqiptare nuk ka reformë emrash, por luftë ndaj krimit"


Ministria e Brendshme në Tiranë përgënjeshtroi sot njoftimet e pakonfirmuara për largime masive të forcave policore sipas një reforme të hartuar së fundi.

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, deklaroi se reforma në polici nuk është projektuar si reformë emrash dhe numrash, por si platformë profesionistësh që japin rezultate më të larta në rendin publik, sidomos në sektorin e antitrafikut dhe antiterrorizmit. "Gjithë filozofia e reformës qëndron jo në ekzistencën e një numri të madh forcave policore, por në angazhimin e trupave të trajnuara, duke i dhënë përparësi asaj pjese të policisë së shtetit e cila ka të bëjë me gjurmimin, parandalimin, hetimin dhe goditjen e veprimtarisë së krimit të organizuar, trafikut dhe akteve terroriste" - tha ministri i brendshëm.

Zoti Nishani tha për shtypin se së shpejti do të përgatiten në stërvitje të posacme e gjithë ajo pjesë e policisë, që ka kontakte të përditshme me qytetarët për të arritur një mirëkuptim dhe bashkëpunim më të madh midis forcave të rendit dhe bashkësisë qytetare.

Ndërkaq, ekspertët e rendit sapo kanë dorëzuar në parlament një projekt-ligj për polcinë shqiptare. "Reforma në polici do të bazhohet fillimisht në përmirësimin e legjislacionit. Në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare është projekt-ligji për policinë, i cili është hartuar me ekspertizën më të mirë të misioneve ndërkombëtare që ndihmojnë policinë shqiptare prej vitesh. është miratuar struktura e re e policisë së shtetit dhe njëkohësisht do t'i kushtojmë një vëmendje shumë të madhe trajnimit të asaj pjese të policisë që ka kontakt të përditsahmë me qytetarët" tha zoti Nishani.

Sapo ka nënshkruar marrëveshjen më Komisionin Europian për liberalizimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, zoti Nishani tha se lehtësirat për qytetarët, studentët, tregtarët, gazetarët dhe familjarët e emigrantëve të ligjshëm në marrjen e vizave shumëkalimëshe për në vendet e Bashkimit Europian do ë fillojnë brenda këtij viti. Gjithashtu brenda këtij viti, qeveria është angazhuar që të prodhojë kartat e reja të identitetit për qytetarët. //rd//

XS
SM
MD
LG