Lidhje

Yjet - Me aktoren Rene Zellueger


E rritur nga prindër evropian, kjo aktore popullore ka skalitur një platformë unike për vete. Roli i Bridget Jones në filmin Bridget Jones Diary i përket një komedie vërtet romantike të ndjeshme për një audiencë moderne.

Renee Zellweger ka lindur më 25 prill të vitit 1969 në Katy, Texas, një qytet i vogël pranë Houstonit. As që e kishte planifikuar të bëhej aktore por nga fundi i studimeve për gjuhën angleze në Universitetin e Teksasit, i lindi dëshira për kinematografinë. Renee e filloi karrierën e saj në një role të vogla në filma si “Reality Bites”. Por ishte roli kryesor në The Whole Wide World i cili përveç vlerësimeve në Festivalin Sundance në vitin 96, i dha asaj rolin e Cameron Crowe’s në Jerrry Maguire. Zellweger është një aktore e shkëlqyer me diapazon të gjerë.

Renee u zgjodh nga revista People në vitin 2001 si një nga 50 njerëzit më të bukur në botë. Ajo fitoi Globin e Artë në vitin 2001 për rolin në Nurse Betty dhe një tjetër glob të artë në vitin 2003 për rolin në muzikalin Chicago. Renee kishte mundësinë ë luante në blockbusterin Godzilla por interesi i saj për role në filma të pavarur i jep asaj mundësinë e karaktereve të veçantë.

Renee është vazhdimisht në kërkim të roleve të ndryshëm nga filmat komik si Nurse Betty në ato muzikalë Chicago. Edhe pse as kishte kënduar as kërcyer më parë në publik, e përballi sfidën me guxim duke e përpunuar zërin dhe kërcimin brenda 10 muajsh. "Çdo gjë që sjell në skenë historitë e grave konfirmon faktin se ka një audiencë për këto histori dhe është frymëzuese të jesh përkrah këtyre grave që kanë shërbyer si shembuj për një kohë të gjatë, ti dëgjosh atë të flasin, të tregojnë përvojën e tyre, është diçka e shkëlqyer". Me kaq shumë çmime, Renee ka arritur majat e suksesit falë talentit të saj dhe vendimit për të mos zgjedhur role thjesht bazuar në mundësinë e suksesit në kinema. Renee është me këmbë në tokë dhe ka mirënjohje të thellë për familjen, veçanërisht për vëllanë e saj të vogël, Drew të cilin e idealizon.

Ajo ka shpirt dhe pasion, cilësi që i sjell në rolet e saj. Me kaq shumë role është vështirë të thuash se çfarë rolesh të tjera do të përqafojë ajo në të ardhmen por me siguri mund të themi se do të fitojë audiencë dhe kritikë në mbarë globin për interpretime të arrira. //rd//

XS
SM
MD
LG