Lidhje

Shpërthim me autobombë në Karbala; vriten 40 vetë, plagosen 100 të tjerë


Zyrtarët irakianë thonë se një makinë bombë goditi sot një stacion autobusi në qytetin e shenjtë shiit të Karbalës, duke vrarë të paktën 40 vetë dhe plagosur 100 të tjerë.

Sulmi u zhvillua rreth 200 metra larg nga varri i Imam Huseinit, një nga vendet më të shenjta të myslimanëve shiitë. Guvernatori i Karbalës, Akel Al-Gazali, tha se informacionet e fundit tregojnë se mund të sulmohen gjithashtu edhe portat e qytetit. Ai tha se kishte kërkuar forca shtesë sigurie për të ruajtur qytetin.

Në zhvillime të tjera policia thotë se shpërthimi i një makine bombë në një urë të Bagdadit jugor, la të paktën 10 të vrarë dhe plagosi 15 të tjerë. Ky ishtë sulmi i dytë i kësaj jave ndaj urave të Bagdadit. Të enjten një person hodhi veten në erë me bombë duke shkatërruar një urë në Bagdadin Verior, dhe duke vrarë të paktën 8 vetë.

Ndërkohë ushtria britanike tha se forcat e saj vranë mbrëmë 8 persona të dyshuar si kryengritës në qytetin jugor të Basrës. //rd//

XS
SM
MD
LG