Lidhje

Irak: Vala e dhunës shkakton dhjetëra të vrarë e të plagosur


Autoritetet irakiane thone se vala e bombardimeve në disa rajone kryesisht shiite të Bagdadit shkaktoi sot 32 të vrarë. Sulmet e njëpasnjëshme në jugperëndim të Bagdadit lanë 15 të vrarë dhe plagosën 50 të tjerë.

Pas pak, një tjetër sulm me bombë në disktriktin kryesisht shiit Karradah, la 11 të vrarë. Një shpërthim i katërt, sulm vetë vrasës me bombë, në një tjetër autobuz, shkaktoi 6 viktima të tjera në Bagdad.

Dje në qytetin e Karbalës u vranë 40 vetë pranë një prej objekteve më të shenjta shiite, Xhamia e Imam Huseinit. Në incidente të tjera sot, dy helikopterë britanikë u rrëzuan sot në veri të Bagdadit, duke shkaktuar dy ushtarë të vrarë dhe 5 plagosur.

XS
SM
MD
LG