Lidhje

Fillon shitja e biletave për Lojërat Olimpike Pekin 2008


Kina sot ka filluar shitjen e biletave për lojrat olimpike Pekin-2008, duke u ofruar karriget e para kinezeve. Zyrtarë të Komiteti Olimpik të Pekinit thonë se rreth 75 përqind të biletave do të shiten brenda vendit, ndërsa komisionet olimpike të botës do të jenë përgjegjëse për biletat e tjera. Është ende e paqartë se kur do të filloje shitja e biletave jashtë vendit. Zyrtarët thonë se shtatë milione bileta do të shiten në Kinë përmes telefonit, internetit dhe disa filialeve të caktuara të Bankës së Kinës. Komiteti Olympik i Pekinit thotë se biletat do të kushtojn nga katër deri në 650 dollarë, në mënyrë që edhe njerëzit me të ardhura të pakta të ketë mundësinë të shikojnë disa nga ndeshjet.

Qyteti i Çikagos, kandidat për Lojrat Olimpike 2016

Ndërkohë këtu në Shtetet e Bashkuara, qyteti i Çikagos ka fituar të drejtën për ta përfaqësuar Amerikën për të konkuruar në shkallë ndërkombëtare si vend pritës i lojrave olimpike të vitit 2016. Me një diferencë të ngushtë votash, Çikagoja mundi Los Angelosin, që ka qenë dy herë vend organizues. Tani Çikagos i mbetet të konkurojnë ne nivel nderkombetar me qytete si Madridi, Praga, Roma, Rio de Janerio dhe Tokyo. Qyteti fitues, ku do te zhvillohen lojerat olimpike te 2016 do të shpallet në tetorin e vitit 2009./al/

XS
SM
MD
LG