Lidhje

Në Rusi policia përleshet me protestues antiqeveritarë


Polica ruse u përlesh me përkrahësit e opozitës, në fund të një proteste kundër qeverisë në Shën Pjetërburg. Disa demontrues u goditen nga policët, ndërsa shtyheshin drejt autobusëve të policisë.

Dhuna e sotme ndodh një ditë pasi policia në Moskë shtypi një miting të ngjashëm dhe arrestoi afro 200 vetë që protestonin kundër qeverisë së presidentit Vladimir Putin. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi dhunën në Shën Pjeterburg, qe ndodhi pas grumbullimit te njerezve ne qendër të qytetit, që autoritetet vendore e kishin lejuar të zhvillohej.

Pamjet televizive treguan qindra policë që bllokonin protestuesit të marshonin drejt një ndërtese qeveritare aty pranë. Këto protesta janë pjesë e një seri të ashtuquajturave marshime te të pakënaqurve, të organizuara nga koalicioni “Rusia Tjetër”, që kundërshton politikat e presidentit Putin.

Udhëheqësit e koalicionit e akuzojnë zotin Putin dhe përkrahësit e tij për monopolizim të pushtetit dhe për organizimin me manipulacione të zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare dhe presidenciale, që synojnë pengimin e zhvillimit të zgjedhjeve e lira./al/

XS
SM
MD
LG