Lidhje

Irak: Blloku politik i klerikut al-Sadr largohet nga qeveria e koalicionit


Në Irak, blloku politik i klerikut radikal shiit, Moqtada al-Sadr u ka dhënë urdhër ministrave të tij të largohen qeveria e koalicionit.

Ligjvënësi, Nassar al-Rubaie tha sot se gjashtë ministra po largohen nga qeveria e Kryeministrit Nouri al-Maliki në formë presioni për caktimin e afatit për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku.

Zoti Maliki lëshoi një deklaratë në të cilën thotë se e mirëpret vendimin e Sadrit, duke thënë se ajo hap vende për ministra të rinj. Zoti Maliki tha gjithashtu se forcat e huaja nuk mund të tërhiqen nga vendi, deri sa Iraku të jetë gati të marrë në dorë përgjegjësitë e sigurimit.

Në veprimet më të fundit me dhunë, policia thotë se 13 ushtarë irakianë u vranë në pritë në portbllokun e tyre, pranë qytetit të Mosulit. Persona të armatosur vranë gjithashtu dy profesorë të Universitetit të Mosulit në sulme të tjera.

Ushtria amerikane thotë se forcat e koalicionit vranë aksidentalisht tre policë irakianë gjatë një inkursioni sot në qytetin Ramadi, kundër atyre që dyshohen se janë elementë ekstremistë të lidhur me al-Qaidën.

Ndërkaq, në jug të Irakut, mijëra irakianë protestuan në qytetin naftëmbajtës të Basrës për të kërkuar dorëheqjen e Guvernatorit të provincës Mohammed al-Waeli. Ai tha se rivalët e tij politikë, përfshirë Sadrin, ishin organizatorët e protestët. //ze//

XS
SM
MD
LG