Lidhje

Shqipëri: Qeveria ofron kompromis në projektligjin për biznesin


Në Shqipëri, qeveria bëri sot në orët e para të mengjesit një tjetër tërheqje nga projektligji që detyron biznesin të paguajë pa u ankuar më parë në gjykatë gjobat e vëna nga administrata tatimore. Pas kërcënimit të demokristianëve se do të votonin kundër, kryeministri Berisha pranoi propozimin e tyre për uljen e përqindjes së vlerës së gjobës që do të parapaguhej, duke garantuar kështu miratimin e tij si dhe të ligjeve të tjera fiskale të paraqitura në parlament. Këto ligje kishin hasur në një kundërhtim të firtë të biznesit si dhe të opoazitës e cila deklaroi se ligji për gjobat do të përdoret si një mjet politik për të goditur bizneset e padëshiruara nga qeveria.

As trysnia e opozitës dhe as ajo e të gjithë klasës së sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj që verpojnë në Shqipëri, nuk do ta kishin detyruar kryeministrin Sali Berisha të bënte një tërheqje të dytë, sikur ai të mos kishte ndjerë mbrëmë kërcënimin e aleatëve të vet. Partia Bashkimi i të drejtave të Njeriut, përmes kryetarit të vet Vangjel Dule deklaroi se ishte kategorikisht kundër.

Por më kërcënues për kryemnistrin ishte parlajmërimi i demokaristianëve që kanë 8 deputetë e që me votat e tyre mund ta rrëzonin tërësisht ligjin. Demoristianët ofruan si kusht një formulë të re, uljen në 10 përqind të vlerës së gjobëss që do të parapaguhej si dhe kërkuan edhe futjen krahas saj edhe të alternativës së garancisë bankare.

Më në fund u arrit në një formulë kompromisi, ku kryeminisri e çoi nivelin e përqindjes që do të parapaguhej në 15 nga 25 përqind që ishte vendosur javën e shkuar. Kjo ishte tërheqja e dytë pasi varianti fillestar parashikonte parapagimin e plotë të gjobës

Arritja e këtij kompromisi e bëri të pavlefshëm votën kundër të opozitës, e cila përmes nënkryetarit të saj Petro Koci u shpreh se ky ligj do të krijonte monopole të reja të mbështetura nga qeveria. Miratimi në sallë bashkë me një paketë ligjesh të tjera fiskale, u bë në orët e para të mëngjesit, pas një seance maratone të nisur dje pasdite dhe që u shoqërua me debate të shumta.

Ish ministri i Financave Arben Malaj akuzoi qeverinë se ajo kishte shkelur ligjin dhe në procedurat e ndjekur për hartimin e tij. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës kryeministri Sali berisha mbrojti me ngulm variantin e ofruar nga qeveria duke akuzuar opozitën se po bëhej avokate e informalitetit në ekonominë shqiptare.

Por në të vërtetë nuk ka qenë vetëm opozita ajo që e ka kundërshtuar ligjin e gjobave. Si asnjëherë tjetër e gjithë kalasa e sipërmarrësve shqiptarë dhe të atyre të huaj që veprojnë në Shqipëri u ngritën me forcë kundër ligjit dhe kërkuan mosaprovimin e tij. //ad//

XS
SM
MD
LG