Lidhje

Përfaqësues të serbëve të shvendosur paralajmërojnë kthim masiv me rastin e vizitës së delegacionit të KS në Kosovë


Përfaqësues të serbëve të zhvendosur pas luftës në Kosovë, paralajmëruan se do të organizojnë një kthim masiv gjatë vizitës së misionit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për të treguar mospajtimin me pavarësinë e Kosovës.

Sipas tyre, një pavarësi e Kosovës do të bënte të pamundur jetën e serbëve atje. Zyrtarët serbë, pas vizitës së Këshillit të Sigurimit, shpresojnë në zgjatjen e procesit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ndërsa Prishtina beson se kjo vizitë nuk do ta ndryshojë rrjedhën e procesit. //az//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG