Lidhje

Kina nuk mund të konfirmojë arsyet e shtimit të aktivitetit në reaktorët koreanoveriorë


Kina thotë se nuk mund të konfirmojë njoftimet e Koresë së Jugut për shtimin e aktivitetit në një objekt bërthamor të Koresë së Veriut.

Media e Koresë së Jugut bëri sot të ditur se fotografitë e marra me satelit tregojnë lëvizje të reja rreth reaktorit bërthamor të Yongbyob-it. Sipas lajmeve Pheniani mund të jetë duke bërë përgatitjet për mbylljen e objektit, siç ra dakord në muajin shkurt.

Por një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha se çështja ende nuk është e qartë. Në Uashington, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë një njoftim zyrtar se Koreja e Veriut po mbyll objektin bërthamor. Ai shtoi se Uashingtoni është gati t’i ajpë më shumëkohë këtij procesi.

Koreja e Veriut la të kalojë afatin e caktuar për më 14 prill për të mbyllur objektin në Yongbyob, duke thënë se së pari donte 25 milion dollarë të fondeve të saj në një bankë të Makaut. Uashingtoni thotë se Pheniani mund t’i tërheqë këto fonde në çdo kohë. //rd//

XS
SM
MD
LG