Lidhje

SHBA thotë se Irani furnizon me armë talebanët në Afganistan


Shefi i Shtatmadhërisë së Shteteve të Bashkuara tha se forcat amerikane interceptuan armë të prodhimit iranian të destinuara për ekstremistët talebanë në Afganistan.

Gjenerali Pitër Pejs tha se armët u kapën në rajonin jugor të Kandaharit në Afganista gjatë muajit të kaluar. Gjenerali Pejs tha se nuk është e qartë se cila agjenci iraniane i dërgoi armët dhe nëse qeveria iraniane kishte gisht. Ai i identifikoi armët si mortaja dhe eksplozivë të tipit C-4.

Këto komente të Shefit të Shtatmadhërisë amerikane përbëjnë akuzat e para të Shteteve të Bashkuara se Irani mund të jetë duke luajtur rol në Afganistan, ku forcat amerikane dhe ato në NATO-s po luftojnë me një lëvizje të kryengritësve talebanë.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka akuzuar vazhdimisht forcat iraniane se armatosin dhe stërvisin militantët shiitë në Irak për të sulmuar trupat amerikane që shërbejnë në atë vend. //rd//

XS
SM
MD
LG