Lidhje

Policia kroate ndalon deputetin e akuzuar për vrasjen e 10 serbëve


Policia kroate ka ndaluar një ligjvënës nën akuzat se ka patur lidhje me vrasjen e 10 civilëve serbë në fillim të viteve 90-të.

Branimir Glavas, i cili ka qënë anëtar i partisë që qeveriste vendin dy vjet më parë, refuzoi të hipte në makinën e policisë, por shkoi në këmbë në burgun e qytetit Osijek, i veshur me uniformën e gjeneralit dhe i shoqëruar nga përkrahësit dhe njerëzit e tij të familjes.

Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç e kritikoi Glavas-in për veshjen e uniformës së gjeneralit në këtë rast. Ai tha se Glavas-i u bë gjeneral pas luftës dhe ka dalë në pension nga ushtria. Autoritetet ngritën akuza ndaj Glavas-it dhe gjashtë individëve të tjerë të hënën për rolin e tyre në krimet gjatë luftimeve që shpërthyen në vitin 1991, pasi Kroacia shpalli pavarësinë nga ish Jugosllavia. Ai ishte komandant i një njësie paramilitare në zonën e Osijek-ut, që dyshohet për torturimin dhe vrasjen e serbëve dhe hedhjen e trupave të tyre në lumë. //rd//

XS
SM
MD
LG