Lidhje

Gjykata e Bosnjes i shton dënimin ushtarit të akuzuar për përdhunim


Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka shtuar dënimin me burgim të një ushtari serb të dënuar për dhunimin dhe mbajtjen mbyllur të grave myslimane gjatë konfliktit ballkanik të viteve 90-të.

Gjykata e apeleve për krimet e luftës në Bosnje, shtoi masën e dënimit të Radovan Stankoviçit nga 16 në 20 vjet. Në vendimin e saj gjykata tha se vendimi i gjykatës së shakllës më të ulët ishte i pamjaftueshëm. Në muajin nëntor, gjykata e shkallës më të ulët e gjeti Stankoviç-in fajtor për dhunimin e grave dhe vajzave myslimane, disa prej të cilave të moshave 12 deri në 14 vjeç, si dhe për mbajtjen e tyre të mbylluara në një shtëpi në qytetin lindor Foca.

Gjykata e dënoni gjithashtu Stankoviç-in për sulmet sistematike kundër civilëve myslimanë në zonë. //rd//

XS
SM
MD
LG