Lidhje

Kosovë: Plumbat e përdorur në protestën e 10 shkurtit, të vjetëruar


Policia ndërkombëtare në Kosovë thotë se plumbat e kauçukut që vranë dy shqiptarët në protestat e 10 shkurtit ishin të vjetëruar.

Komandanti i policisë së Kombeve të Bashkuara për Kosovën Richard Monk tha se plumbat e përdorur nga kontigjenti i policëve rumunë kundër protestuesve ishin të prodhuar në vitin 1991 dhe kishin një kohëzgjatje përdorimi vetëm tre vjetë. Ai tha se plumbat ndoshta janë forcuar me kalimin e kohës, duke e rritur shpejtësinë e tyre dhe duke i bërë më vdekjeprurës kur janë përdorur.

Policia qëlloi kundër demonstruesve që protestonin kundër planit të OKB-së për statusin e ardhshëm të Kosovës. Një raport paraprak i Kombeve të Bashkuara i quajti dy vdekjet të panevojshme dhe të shmangshme. Disa mijëra shqiptarë patën marrë pjesë më 10 shkurt në demonstratën e Organizatës Vetëvendosje para parlamentit në Prishtinë. Demonstruesit po protestonin kundër planit të Kombeve të Bashkuara, për të cilin thoshin se nuk realizonte kërkesat e tyre për pavarësi nga Serbia. //rd//

XS
SM
MD
LG