Lidhje

Gonzales mbron vendimin e tij për shkarkimin e 8 prokurorëve federalë


Prokurori i Përgjithshëm amerikan Alberto Gonzales po përballet me pyetje të vështira rreth ndershmërisë dhe kompetencës së tij nga anëtarët e komisionin juridik të Senatit.

Zoti Gonzales e mbrojti vendimin e tij të debatueshëm për shkarkimin vitin e kaluar të tetë prokurorëve federalë, duke thënë se ato ishin të justifikuara dhe të drejta. Por ai u kërkoi ndjesë prokurorëve të shkarkuar dhe familjeve të tyre pasi lejoi që kjo çështje të bëhej një spektakël publik.

Senatori Arlen Specter, anëtar republikan në komision tha se nuk e kuptonte se si zoti Gonzales thotë se luajti një rol të kufizuar në shkarkimet, kur disa nga ndihmësat e tij kishin dëshmuar të kundërtën. Në një debat të ndezur, zoti Specter tha se ai duhet të vinte pikëpyetje ose mbi ndershmërinë e zotit Gonzalesit ose në gjykimin e tij.

Një numër anëtarësh të komisionit reaguan me skepticizëm dhe mosbesim ndaj dëshmisë së zotit Gonzales. //ze//

XS
SM
MD
LG