Lidhje

Rusia kundërshton përsëri planin Ahtisari për pavarësinë e Kosovës


Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ritheksoi sot qëndrimin e qeverise se tij kundër planit ndërkombëtar për pavarësinë e Kosovës që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se një zgjidhje e imponuar është e papranueshme. “Dua ta theksoj edhe nje herë se çdo imponim i njëanshëm i zgjidhjes është absolutisht i papranueshëm. Qëndrimi ynë është që negociatat të vazhdojnë”, tha zoti Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus i bëri këto komente sot në Beograd gjatë një takimi me presidentin e Serbisë Boris Tadiç. “Çdo formë pavarësie për Kosovën është e papranueshme për Serbinë. Serbia nuk e pranon planin Ahtisari dhe beson se zgjidhja që plani ofron do të përbënte një precedent të rrezikshëm dhe pasojat për gjithë Ballkanin do të ishin serioze”, tha zoti Tadiç.

Vizita e zotit Lavrov në Beograd bëhet në prag të një sesioni të rëndësishëm të Këshillit të Sigurimit, që pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm ku do të shqyrtohet plani për pavarësinë e mbikqyrur i propozuar nga i dërguari i OKB-së Marti Ahtisari. //rd//

XS
SM
MD
LG