Lidhje

Aleatët e NATO-s ranë dakord se Evropa përballet me kërcënimin e raketave


Aleatët e NATO-s ranë dakord me mendimin se Evropa përballet me kërcënimin e raketave dhe mbështetën ofertën amerikane për të bashkëpunuar me Rusinë për mbrojtje nga armë të tilla.

Një zëdhënës i Aleancës tha se të 26 vendet e NATO-s ranë dakord se Evropa përballet me këtë kërcënim dhe se disa shtete e cilësuan këtë si një rrezik në rritje. Ai i bëri komentet në Bruksel, ku zyrtarë të lartë amerikanë informuan përfaqësuesit e vendeve të Aleancës dhe Rusinë rreth planit të Shteteve të Bashkuara për të instaluar në Evropë një sistem për mbrojtje nga raketat, i cili ka ngjallur polemika.

Por zëvendës ministri i jashtëm rus Sergej Ivanov tha se nuk shikon arësye për të diskutuar mbi një bashkëpunim të tillë. Ai tha se vende si Irani dhe Koreja e Veriut nuk do t’i kenë raketa të tilla shpejt dhe ka mundësi që plani të jetë i drejtuar kundër Rusisë. //ze//

XS
SM
MD
LG