Lidhje

Banka Botërore diskuton mbi të ardhmen e presidentit Uolfovitz


Zyrtarë të lartë të Bankës Botërore po takohen për të diskutuar në se presidenti Pol Uolfovitz duhet të vazhdojë ta mbajë postin e tij. Njoftimet e lajmeve bëjnë të ditura se nuk ka të ngjarë të merret një vendim përfundimtar sot.

Thirrjet për dorëheqjen e zotit Uolfovitz dolën pas njoftimeve se ai kishte luajtur rolin kryesor në një rritje të madhe rroge dhe të një pozicioni të ri për të dashurën e tij që punonte në bankë.

Kritikët e akuzojnë Uolfovitzin për hipokrizi pasi ai flet shumë për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Zoti Uolfovitz ka kërkuar falje për atë që e quajti gabim por shtoi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë thanë dje se zoti Uolfovitz gëzon ende besimin e Presidentit Bush.

Zoti Uolfovitz luajti rol kryesor në luftën në Irak para se të emërohej president i Bankës Botërore. //ze//

XS
SM
MD
LG