Lidhje

Rreth 1,2 milion njerëz vdesin çdo vit në botë në aksidente rrugore


Aksidentet rrugore shkaktojnë çdo vit vdekjen e rreth 1,2 milion njerëzve në botë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se pa masa të efektëshme, numri i vdekjeve do të rritet ndjeshëm.

Mijëra njerëz plagosen nga aksidentet, shumë prej tyre mbeten të gjymtuar për jetë.

Në një mesazh drejtuar sot gazetarëve, zyrtarët e organizatës thonë se banorët e vendeve me të ardhura të vogla dhe të mesme, sidomos meshkujt nën moshën 25 vjeçare janë më të rrezikuarit nga aksidentet.

Statistikat e Kombeve të Bashkuara flasin për një kosto të jashtëzakonshme që shkakojnë aksidentet rrugore – rreth gjysmë trilioni dollarë në vit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shumica e aksidenteve automobilistike janë të parandalushme duke ulur shpejtësinë, duke marrë masa kundër atyre që e ngasin makinën të dehur dhe duke e bërë të detyrueshëm lidhjen e rripave të sigurimit apo helmetat për motociklistët.

Për të ndërgjegjësuar njerëzit rrteth këtij problemi, Kombet e Bashkuara do të organizojnë “Javën Globale të Sigurisë Rrugore” nga data 23 deri më 29 prill. //ze//

XS
SM
MD
LG