Lidhje

Francezët mendojnë se Sarkozi do të fitojë me balotazh


Një anketë e re në Francë tregon se kandididati konservator Nikola Sarkozi do ta mundëte kandidaten socialiste Segolen Ruajal me balotazh në zgjedhjet presidenciale.

Rezultatet e anketës parashikojnë se Sarkozi dhe Ruajal do të jenë kandidatët kryesorë në garën presidenciale të së dielës dhe se Sarkozi do ta mposhtë kundërshtaren me 53 përqind të votave në balotazhin e 6 majit.

Anketa e nxirrte kandidatin e qendrës Fransua Bajru në vend të tretë ndërsa nacionalistin e së djathtës ekstreme, Zhan Mari Lë Pen në vend të katërt. Në garë marrin pjesë gjithsej 12 kandidatë.

XS
SM
MD
LG