Lidhje

Shqipëri: Konflikt i ri ndërmjet shumicës së djathtë dhe opozitës


Në Shqipëri lindi një konflikt i ri ndërmjet shumicës së djathtë dhe opozitës. Shkak për këtë u bë një vendim për shtimin e numrit të anëtarëve të komisionit të medias në një moment kur po diskutohet një projektligj i debatueshëm për transmetimet numerike.

Opozita e quajti këtë vendim, të miratuar të enjten në senacë parlamentare, “shkelje të hapët të rregullores së parlamentit” dhe për këtë arësye tha se ka vendosur të mos marrë pjesë në mbledhjet e komisionit të medias.

Të enjten mbrëma, në mbledhjen e komisionit morën pjesë vetëm deputetët e djathtë dhe thanë se opozita nuk mund të bllokojë marrjen e vendimeve. //az//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG