Lidhje

Evropa Juglindore kërkon të bashkëpunojë për energjinë


Udhëheqësit e vendeve të Evropës Juglindore ranë dakord në Ohër të shtojnë bashkëpunimin për të siguruar furnizimin e pandërprerë me energji dhe për të kufizuar varësinë tek importi. Në takim mori pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu.

Presidenti i Maqedonisë, Branko Cervenkovski, i cili kryesoi takimin e sotëm, e quajti çështjen e energjisë me rëndësi thelbësore për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkan. Udhëheqësit e disa vendeve si Maqedonia, Kroacia dhe Shqipëria pranuan se ka mungesë të burimeve energjitike por thanë se bashkëpunimi mund të ndihmojë në lehtësimin e problemit.

Ndërkohë, një konferencë për mjetet e informimit u mbizotërua nga çështja e Kosovës. Presidenti serb Boris Tadiç e hodhi poshtë planin e zotit Ahtisaari si të papranueshëm për Serbinë dhe kërkoi vazhdimin e negociatave. Presidenti Moisiu tha nga ana e tij se Kosova po shkon në rrugën e saj drejt pavarëisë dhe se vazhdimi i negociatave nuk i shërben askujt.

XS
SM
MD
LG