Lidhje

Mal i Zi: Vendoset data e gjykimit të personave me kombësi shqiptare


Kryetari i gjykatës së Lartë të Podgoricës, Ivica Stankoviç caktoi 14 majin si datën e gjykimit të personave me kombësi shqiptare nga Malësia, të cilët akuzohen për krim të organizuar dhe terrorizëm. Procesi gjyqësor,sipas z.Stankoviç do të zgjasë 4 ditë. Mes 18 personave janë edhe tre shtetas amerikanë.

Të akuzuarit u arrestuan me 9 shtator të vitit të kaluar, një ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Mal të Zi. Gjatë arrestimit policia speciale tha se sekuestroi "sasi të mëdha armësh dhe uniforma ushtarake". Operacioni i policisë malazeze gjatë arrestimit dhe mbajtjes në burg të shqiptarëve ka ngjallur reagime të shumta. Dhjetra shoqata vendore dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë akuzuar policinë për dhunë dhe tortura ndaj të arrestuarve dhe nuk përjashtuan mundësinë që provat kundër tyre të jenë nxjerrë në mënyrë të paligjëshme. //rd//

XS
SM
MD
LG