Lidhje

Kosovë: Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e dëshmitarëve


Policia e UNMIK-ut arrestoi në Prizren një shqiptar të Kosovës i dyshuar si njëri nga dy personat që vranë dy dëshmitarë në një gjyq për krime lufte në vitin 2005.

Policia thotë se e ka identifikuar Osman Zyberajn si njërin nga dy personat të cilët në tetor të vitit 2005 qëlluan në fshatin Xerxe dy dëshmitarë në gjyqin për krime lufte të Selim Krasniqit. Dëshmitarët ishin vëllezërit Nazim dhe Hasan Rrustemi.

Policia ndërkombëtare tha gjithashtu se i kishte gjetur Osman Zyberajt një armë të fshehur. //rd//

XS
SM
MD
LG