Lidhje

Virxhinia në zi për 32 viktimat e masakrës në universitet


Virxhinia mbajti zi për nder të 32 viktimave të masakrës në universitetin Virxhinia Tek të hënën. Një këmbanë ushtoi sot në kampusin e universitetit në Blleksbërg të shtetit Virxhinia, ndërsa grumbulli i njerzve të veshur me ngjyrat portokalli dhe vishnje qëndroi në heshtje në kujtim të viktimave. Sot në mbarë Shtetet e Bashkuara ishin planifikuar ceremoni lutjesh.

Guvernatori i shtetit Timothy Kaine u kërkoi banorëve të mbanin heshtje në orën 12 sipas orës lokale. Guvernatori Kaine krijoi një grup të pavarur për të hetuar masakrën në Blacksburg të kryer nga studenti 23 vjeçar Cho Seng Ui. Ai tha se grupi do të hetojë të gjitha aspektet e çështjes, përfshi reagimin në kohë të policisë dhe ndihmën mjekësore.

Në masakrën e së hënës, Cho vrau dy veta në një konvikt dhe pas rreth 2 orësh vrau 30 veta tët jerë në një godinë klasash, para se të vriste veten. Në periudhën mes dy incidenteve, vrasësi i postoi një paketë rrjetit televiziv NBC me video e fotografi të tij, duke mbajtur armë. //rd//

XS
SM
MD
LG