Lidhje

NJT: SHBA i ofron Moskës bashkëpunim për mbrojtjen nga raketat


Gazeta Nju Jork Tajms bën të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar të integrojnë me Rusinë disa prej sistemeve amerikane të mbrojtjes, në përpjekje për të zbutur kundërshtimin e Moskës ndaj përdorimit të bazave në Poloni e republikën çeke nga e Uashingtonit. Gazeta Nju Jork Tajms citon zyrtarë të panjëjtësuar, që thonë se kjo ofertë do të përfshinte një propozim për lidhjen e disa sistemeve amerikane dhe ruse kundër raketave. Sipas gazetës, një zyrtar i lartë amerikan pjesmarrës në bisedime mbi këtë çështje, thotë se nismat përfshijnë ofertat më konkrete, më të hollësishme e më të thella sesa propozimi i mëparshëm i administratës Bush për bashkëpunim me Kremlinin. Shtetet e Bashkuara duan të ndërtojnë 10 interceptorë raketash në Poloni dhe në republikën çeke për të parandaluar sulme të mundëshme nga ana e shteteve që nuk rrespektojnë rregullat ndërkombëtare, si Iran ose Korerja e veriut. Por Kremlini e shikon këtë sistem mbrojtës nga raketat si kërcënim për Rusinë./al/

XS
SM
MD
LG