Lidhje

Pres. Bush: Tragjedia vuri në pah humanizmin e studentëve


Presidenti Bush u bëri homazh 32 viktimave që u vranë këtë javë në një universitet në Virgjinian lindore. Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti Bush tha se miliona amerikanë po luten për viktimat e atij sulmi dhe për familjet e tyre.

Ai tha se tragjedia në Universitetin Virgjinia Tech ka pikëlluar mbarë vendin dhe ka marrë shumë jetë të rinjsh. Por Presidenit po ashtu theksoi se kjo tragjedi nxorri në pah, siç e cilësoi ai, humanizmin në formën e tij më të mirë, ku shumë studentë rrezikuan jetën për t’u ardhur në ndihmë kolegëve të tyre të plagosur, ndërsa një profesor sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar studentët..

Cho Seung Hui, motra e vrasësit bëri dje një deklaratë, ku thuhej se ai “e kishte bërë tërë botën të përlotej”. Ajo tha gjithashtu se familja e Hui ishte zemërthyer nga kjo tragjedi dhe u kerkoi falje familjeve të viktimave. Motra e vrasësit tha se familja nuk e kishte paramenduar kurrë që i vëllai të ishte në gjëndje të bënte një veprim të pashembullt. Cho Seng Ui vrau veten të hënën, pasi kishte kryer masakrën më të madhe vrasëse në historinë amerikane.

Dje njerëz në mbarë Shtetet e Bashkuara mbajtën zi për viktimat. Sot, qindra koreanojugorë mbajtën një vigjilje në Seul, ku ndezën qirinjë në shenjë të viktimave në Virgjinia Tech.//lk

XS
SM
MD
LG