Lidhje

Rusia ndalon të huajt që të punojnë në tregje


Një ligj i ri në Rusi ua ndalon të huajve të punojnë si shitës në dyqane. Të huajt lejohen të punojnë në ngarkim-shkarkim, pastrim, shitjet me shumicë dhe si administratorë, por nuk lejohen të jenë shitës që të kenë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me publikun. Zyrtarët rusë thonë se ligji i ri ka si objektiv të luftojë ekonominë informale, por grupet e të drejtave të njeriut dhe të imigrantëve thojnë se ligji i ri është i padrejtë dhe i pamundur të zbatohet në praktikë.

Si pasojë e këtij ligji miliona punonjës imigrantë në Rusi mbesin pa punë.

Gjatë dhjetë viteve të fundit Kalimon Akhmadaliev nga Taxhikistani ka punuar 12 orë në ditë duke shitur perime në tregje të ndryshme të Moskës. “Është e padrejtë sepse kaq shumë njerëz janë përpjekur aq shumë për të ardhur këtu e fituar bukën e familjes. Fëmijët e mij studiojnë këtu dhe më duhte t’i mbaj e t’i rris. Nuk e di se ç’punë mund të bëj tani. Ndoshta duhet t’i heq nga shkolla e të kthehem në atdhe”.

Në janar, Rusia miratoi një ligj të ri që u ndalon të huajve të shesin alkol dhe barna në mbarë vendin. Gjithashtu, duke filluar që nga 1 prilli u ndaloi të huajve të shesin në tregje. Ky kufizim pasoi një numër incidentesh tepër shqetësuese, trazirat më të mëdha në vend që ndodhën në qyteti verior të Rusisë, Kondopoga. Dy banorë humbën jetën në përleshje me të ardhur nga Çeçenia.

Veprimtarët për të drejtat e njeriut thonë se ligji mund të krjijojë më shumë tensione raciale në Rusi. Për muaj të tërë vepritmarë kundër racizmit kanë tërhequr vëmendjen ndaj ndjenjave raciste në rritje, veçanërisht pasi mijëra vetë në Moskë dhe qytete të tjera ruse morën pjesë nëntorin e fundit në të ashtuquajturin Marrshimi Rus, i organizuar nga organizata ultranacionaliste e quajtur Lëvizja kundër Imigracionit të Paligjshëm.

Nikita Mkrtçian është eksperti më i lartë për analizat mbi imigracionin në Institutin e Parashikimeve Ekonomike në Moskë. Ai thotë se duke imponuar ligjin e ri, qeveria thjeshtë po përpiqet të shtojë përkrahjen në këtë vit zgjedhjesh. “Ky ligj u miratua për shkak të disa ideve që kanë të bëjnë me periudhën para zgjedhjeve, për të treguar se klasa politike në pushtet po i realizon kërkesat e popullit. Nëse njerëzve nuk pëlqen të shohë të huaj në tregje, nëse nuk duan të shohin fytyra të huaja në tregje, atëherë pushteti bën gjithçka mundet për t’i hequr qafe të huajt”.

Mkrtçian thotë gjithashtu se politika e tij mund të ketë pasoja të dëmshme për ekonominë e vendit. Ndërkohë që ka 1 milionë imigrantë të ligjshëm që punojnë në Rusi, njoftimet e shtypit rus tregojnë se numri i imigrantëve të paligjshëm shkon deri në 12 milionë. Shumë mbërrijnë atje prej vendesh shumë më të varfëra dhe shpesh bëjnë punë që vetë rusët nuk i preferojnë. “Për shkak të rritjes sonë ekonomike, shpejt do të ndeshemi ngado me mungesë të krahut të punës. Sigurisht që këtë problem nuk mund ta zgjidhim pa imigrantë”.

Tetorin e kaluar Presidenti Vladimir Putin tha se tregjet shpesh administrohen nga njerëz të krimit me prejardhje etnike. Ai i bëri thirrje qeverisë të marrë masa për të mbrojtur prodhuesit rusë dhe popullatën vendase.

Mktrchyan është gjitashtu i shqetësuar se ligji i ri do të shtojë korrupsionin në administratë dhe polici, ndërkohë që imigrantë të dëshpëruar ofrojnë rryshfet për të shmangur rregullat e reja. Korrupsioni ka arritur tashmë shifra të papara në Rusi. Vitin e kalur, organizata kundër korrupsionit Transparency International e radhiti Rusinë si një vendet më të korruptuara të botës. //az//

XS
SM
MD
LG