Lidhje

Veprimtari në mbarë botën me rastin e Ditës së Tokës


Grupe për mbrojtjen e mjedisit dhe qeveri në mbarë botën shënojnë sot Ditën e Tokës me veprimtari që synojnë mbrojtjen e natyrës dhe shtimin e vetdijes rreth ngrohjes globale. Rrjeti Dita e Tokës, organizatë jo qeveritare, ka parashikuar që në veprimtaritë e ditës së sotme të përfshihen qindra miliona vetë në mëse 170 vende të botës. Kjo organizatë thotë se Dita e Tokës këtë vit shënohet me një zhvillim të rëndësishëm, pasi udhëheqja e Kinës u ka dhënë urdhër të gjitha qeverive vendore që ta festojnë këtë ditë me veprimtari përkatëse. Në Shtetet e Bashkuara, Shtëpia e Bardhë thotë se zyrtarë qeveritarë sot marrin pjesë në vëprimtaritë të ndryshme përfshi pastrimin e parqeve dhe lulishteve, mbjelljen e pemëve dhe takime me fëmijë për edukimin e tyre me ndjenjën e mbrojtjes së mjedisit. Rrjeti Dita e Tokës thotë se Shtetet e Bashkuara, si vendi ndotës më i madh i mjedisit në botë, duhet të marrë masa të menjëherëshme për parandalimin e ngrohjes globale. Kjo organizatë kërkon nga qeveria amerikane që të pakësojë çlirimin e gazrave që shkaktojnë efektin serë, t’i bëjë ndërtesat federale më efikase përsa i përket energjisë dhe të zhvillojë një teknologji më pak të kushtueshme për kursimin e energjisë. Dita e Tokës filloi të festohej për herë të parë në Shtetet e Bashkuara më 22 prill 1970, kur 20 milionë amerikanë morrën pjesë në protesta për t’i kërkuar qeverisë që të luftonte ndotjen e mjedisit./al/

XS
SM
MD
LG