Lidhje

Zgjedhjet presidenciale në Francë


Votuesit francezë zgjedhin sot presidentin e ri pas një fushate të ashpër të mbizotëruar nga rivalët kryesorë Nikols Sarkozy kandidat i krahut të djathtë dhe nga socialistja Segolene Royal. Zyrtarët e zgjedhjeve thonë se sot votuan rreth 74 përqind e elektoratit prej 44 milionë zgjedhësish.

Anketat para votimit treguan se ish ministri i Brendshëm Sarkozi kryesoi gjatë fushatës ndaj socialistes Royal dhe 10 kandidatëve të tjerë për postin e presidentit. Por të njejtat anketa treguan se 33 përqind e zgjedhësve ishin të pavendosur, duke krijuar shpresa për kandidatin e qendrës Francis Bayrou dhe kandidatin e të djathtës ekstreme Zhan Marie Le Pen.

Nëse në zgjedhjet e sotme asnjë kandidat nuk fiton shumicën, atëhere pritet të zhvillohet një raund i dytë ku do të votohet për dy kandidatët që fitojnë sot më shumë vota. /al/

XS
SM
MD
LG