Lidhje

Gjata: Pavlefshmëria e zgjedhjeve nuk ka të bëjë me rezultatin

  • Intervistoi: Konda

Zëri i Amerikës: Zoti Gjata, Kolegji Zgjedhor kishte cilësuar si fitues të zgjedhjeve në Elbasan kandidatin socialist. Cila është arsyeja që rikthehet përsëri kjo zonë për t’u votuar përsëri?

Çlirim Gjata: Çështja qëndron se nuk është se ne kemi vendosur kthimin e kësaj zone për votim, apo që kolegji ka vendosur shpalljen e një fituesi. Problemi është shumë më teknik dhe shumë me i thjeshtë se ç’është paraqitur sot. Sepse edhe diskutimet, më shumë u morën me goditjen e aktit nga pikëpamja formale, apo edhe me anëtaret e KQZ-së, se sa me argumentimin porfesional të të kundërtës së asaj që kerkohej në akt. Çështja qëndron në këtë pikë: një qender e bashkisë Elbasan, qender votimi, është shpallur e pavlefshme nga KQZ dhe po kështu, edhe nga Kolegji Zgjedhor. Pika 5 e nenit 17 sanksionon që KQZ urdhëron përsërtijen e zgjedhjeve në të tërë njësinë zgjedhore, në se në një qendër, ose në disa qendra votimi është shpallur pavlefshmëria. Dhe kjo pavlefshmëri ndikon në rezultat. Një gjë e tillë është fakt dhe siç është fakt edhe kjo, që askush nuk ulet të argumentojë të kundërtën e kësaj, se shifrat janë shifraë pra prandaj them se është shumë më teknike dhe shumë më e thjeshtë. Pra, kolegji zgjedhor, faktikisht, ka shpallur rezultatin, pra ka shpallur fituesin, duke numëruar edhe një kuti shtesë. Çështja e pavlefshmërisë është krejt tjetër, pra nuk ka të bëjë me rezultatin, pavlefshmëria lidhet me rezultatin, vetem për arsye afati ankimimi, pra nuk lidhet me rezultatin në vetevete. Rezultati mund të nxirret edhe 20 herë, dhe zgjedhjet persëri janë të pavlefshme. Në rastin konkret, duke qene se një qendër votimi është e pavlefshme, ndikon në rezultat, sepse ka mbi 800 votues dhe diferenca midis kandidateve është rreth 670 vota atëhere kemi nje ndikim. Pika 6 e nenit ështe fare e qartë dhe nuk le vend për interpretime. Atëhere jemi të detyruar të lejojmë përsëritjen. Kolegji zgjedhor ka rrëzuar kërkesën për pavlefshmërinë në të gjithë njësinë, ka pranuar një kërkesë ankimore për shpalljen e një rezultati, por ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së me 9 vota pro për shpalljen e kësaj qendre të pavlefshme.

Zëri i Amerikës: Nga kush është bërë tek ju në KQZ kjo ankesë?

Çlirim Gjata: Nuk ka bërë asnjë njeri ankesë. Ankesë nuk ka bërë askush. Është një detyrim ligjor, që KQZ, pasi kanë përfunduar të gjitha ankimet deri në Kolegj, cakton datën e përsëritjes së zgjedhjeve. Por përpara caktimit të datës, urdhëron përsëritjen. Dhe përsëritja urdhërohet në të gjitha njësitë ku do të rizhvillohen zgjedhjet, në të njëjtën datë. Atëhere në këtë rast, kështu siç shkuan të gjitha, ishte edhe çështja e Elbasanit. Pra, nuk është se dikush bëri ankesë tek neve dhe ne pranuam këtë ankesë. Është detyrim ligjor i KQZ-së të urdhërojë përsëritjen e zgjedhjeve në ato njësi ku nuk janë zhvilluar zgjedhjet, ose në ato njësi ku është shpallur pavlefshëri dhe të gjitha këto në një datë.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjata, opozita socialiste e akuzon KQZ-në se po përdoret nga pozita për të manipuliar rezultatin e zgjedhjeve në qytetet e mëdha të vendit. Si do t’iu përgjigjeshit ju, këtyre akuzave?

Çlirim Gjata: Zonja Konda, unë nuk diskutoj mbi akuzat, apo mbi deklaratat e të tjerëve, unë jam teknicien dhe diskutoj vetëm mbi çështjen. Pra, hajde të japin argumente për çështjen në fjalë. Deri tani, është e vërtetë se janë thënë ato që thoni ju, se ka patur akuza, si absurde kriminale, politike, etj etj. Këto nuk janë argumenta. Unë tani dhashë vetëm argumenta ligjore profesionale. Të m’i rrëzojë dikush. Kjo është çështja. Ç’rëndësi ka se kush shan. Gjuha shqipe është e pasur me sharje…

Zëri i Amerikës: Socialistët gjithashtu pretendojnë se votimi pesë me katër është i parregullt në KQZ. Si do ta vlerësonit ju këtë votim?

Çlirim Gjata: Çështja është e tillë: Neni 30 i kodit zgjedhor, pika 6, gërmat A,B,C, janë tre raste, që përcakton se kur votohet dhe kur vendoset me votimim të cilësuar në KQZ, pra minimumi duhen 6 vota. Po kështu, neni 161/3, pika 1, 2, 3, është kopje me nenin 30, siç përmendëm, Dhe këto janë: shpallja e listave shumëemërore për Kuvendin, pra zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe shpallet rezultati i listave shumëemërore. E dyta është, pranimi i kërkesave ankimore. Pra, një kërkesë ankimore që paraqitet në KQZ, duhet të marrë minimumin 6 vota që të quhet e pranuar dhe e treta, kërkesa për pavlefshëmri të zgjedhjeve. Pra, në se dikush bën kërkesë për pavlefshmëri të zgjedhjeve, që të quhet e pranuar, duhet minimumi 6 vota. Këto tre raste janë me votim të cilësuar. Madje, ja vlen të diskutohet, por kur pavlefshmërinë e kërkon KQZ-ja, kryesisht? Nuk thuhet askund që kërkohen 6 vota. Mund të miratohet me votim të thjeshtë. Por, po e lemë këtë pikë. Ndërsa një paragraph më poshtë, në nenin 30, thuhet: të gjitha vendimet e tjera merren me shumicë të thjeshtë. Pra, kur thuhet të gjitha, vetëm këto të treja që përmenda janë me shumicë të cilësuar. Të tjerat janë me shumicë të thjeshtë. Votimi i sotëm ishte një vendim rutinë. Nuk është hera e pare, që KQZ-ja cakton datën për zgjedhjet e përsëritura aty ku nuk janë bërë.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjata, si është ecur me reformën zgjedhor. Ka patur mjaft kritika nga zyrtarët ndërkombëtarë dhe vendorë për këtë problem, madje ka patur edhe propozime për ngritjen e një komisioni të përbashkët parlamentar për këtë çështje.

Çlirim Gjata: Sa më shpjet duhet filluar kjo reformë. Deri tani jemi në kuadrin mediatik, me sa kam dëgjuar. Akoma nuk ka diçka konkrete, edhe një here, po nga mediat kam mësuar që deputeti Topi më duket ka diçka konkrete. Është e vërtetë ajo që thoni ju, për krijimin e një komisioni. Do të isha i gatshëm, që të gjithë ne si Komision të jepnim kontributin tonë. E rëndësishme është të fillojë sa më shpjet, të mos lihet për minutin e fundit. Ka shumë gjëra për t’u diskutuar. Shumica politike merret me çështje të sistemit. Unë do të kërkoja, se kryetar i KQZ-së, dhe anëtar i Komisionit, se çlr mua më e rëndësishme është çështja e situatës zgjedhore, sidomos në bazë dhe problemet teknike, sidomos këto të ankimimit. Kemi një kaos në çështjen e ankimimeve, intrepretime nga më të ndryshmet, dhe fakti e tregon, psh, një njësi ka shkuar në pavlefshmëri, pasi është gjykuar dy herë për pavlefshmëri. Ka një pakt botëror, që quhet “regiudicata”, në latinisht, gjë e shkuar, e pra , pikërisht ky system ankimor ta jep këtë përgjegjësi, që ta gjykosh këtë çështje dy here dhe kjo reformë duhet filluar sa më shpejt. Ka shumë probleme që duhen trajtuar.

XS
SM
MD
LG