Lidhje

Francë: Sarkozi dhe Ruajal fitojnë raundin e parë të zgjedhjeve


Rezultatet paraprake tregojnë se konservatori Nikola Sarkozi, dhe socialistja Segolen Ruajal fituan raundin e parë të votimeve presidenciale në Francë. Sarkozi, ish-ministër i brendshëm kryeson me rreth 30 për qind të votave. Zonja Ruajal u rendit pas tij me rreth 26 për qind.Pjesëmarrja në votime ishte shumë e lartë duke arritur në rreth 85 për qind.

Sondazhet kishin parshikuar se Segolene Ruajal dhe Nikola Sarkozi do të fitonin roundin e parë, porse kishte gjitashtu një numër të madh votuesish të pavendosur dhe kjo ngrinte pikëpyetje nëse ndonjë nga kandidatët e tjerë do të spostonte njërin nga dy kandidatët kryesorë.

Por asnjë nga kandidatët më ambiciozë nuk arriti t’i afrohej zotit Sarkozi dhe zonjës Ruajal. Centristi Fransua Beiru dhe kandidati i së djathtës Zhan-Mari lë Pen përfunduan me diferencë të madhe në vend të tretë e të katërt.

Pas njoftimit të rezultateve paraprake, Nikola Sarkozi u bëri thirrje votuesve për mbështetje. “Duke më zgjedhur mua të parin dhe zonjën Ruajal të dytën, votuesit u shprehën qartë se kërkojnë një debat të plotë ndërmjet dy ideve mbi vendin, dy sisteme vlerash dhe dy idesh mbi politikën”.

Zonja Ruajal e mbajti fjalimin e saj në Mel, në jugperëndim të Francës. “Votuesit kanë një zgjedhje të qartë më 6 maj ndërmjet dy zërave tepër të ndryshëm. Unë po u shtrij dorën të gjithë atyre që besojnë se francezët duhet të ndryshojnë një sistem që nuk funksionon më”.

Gati 45 milionë francezë janë regjistruar si votues. 85 për qind e tyre morën pjesë në zgjedhje. Balotazhi ndërmjet zotit Sarkozi dhe zonjës Ruajal do të zhvillohet pas dy javësh, më 6 maj. //ad//

XS
SM
MD
LG