Lidhje

Ditë e përgjakshme në Irak


Autoritetet irakiane thanë se shpërthimet me bombë në mbarë vendin vranë më shumë se 45 persona dhe plagosën më shumë se 75 të tjerë. Në sulmin më të përgjakshëm, policia tha se shpërthimi i një makine bombë pranë një restoranti në qytetin e Ramadit shkaktoi të paktën 19 viktima.

Në afërsi të Mosulit, një shpërthim vetëvrasës shkaktoi 10 të vrarë pranë zyrave të Partisë Demokratike të Kurdistanit. Një shpërthim vetëvrasës ndodhi gjithashtu në afërsi të një stacioni policor në Bakuba, 60 kilometra në verilindje të Bagdatit duke vrarë 10 vetë.

Një sulm tjetër shkaktoi gjashtë të vrarë në një restorant në Bagdat shumë pranë Zonës së Gjelbërt. Ambasadori amerikan në Irak Ryan Crocker tha se ushtria amerikane do të respektojë urdhërin e kryeministrit al-Maliki i cili kërkon të ndalet ndërtimi nga forcat amerikane i një muri përreth një lagjeje të Bagdatit. //rd//

XS
SM
MD
LG