Lidhje

Shqipëri: Projektligji mbi mediat numerike - priten debate të forta


Në Shqipëri, seanca e sotme e parlamentit pritet të shoqërohet me përplasje të forta mes shumicës së djathtë dhe opozitës. Shkak për këtë është projektligji për transmetimet dixhitale.

Të majtët nuk morën pjesë në diskutimet e këtij projektligji në komisionin e medias dhe kritikuan ashpër variantin përfundimtar të hartuar parmbrëmë nga deputetët e djathtë.

Koalicioni në pushtet rrezikon të ketë probleme në sallën e parlamentit, pasi demokristianët të cilët kanë 8 deputetë, janë shprehur të pakënaqur, meqenëse propozimet e tyre nuk u futën për diskutim në komisionin e medias.//az//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG