Lidhje

Rusia vazhdon të kundërshtojë planin amerikan të raketave në Evropë


Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts ftoi Rusinë të bëhet partner në planet e Shteteve të Bashkuara për një sistem për mbrojtjen nga raketat në Evropë, por Moska e hodhi poshtë ofertën, duke refuzuar të mbështesë planet amerikane për ndërtimin e sistemit në Poloni dhe në Republikën Çeke.

Sekretari Gejts e bëri ftesën me anë të një deklarate të përgatitur, që ia paraqiti sot në Moskë homologut të tij rus, Anatoli Serdjukov. Ministri rus u tha më vonë gazetarëve se plani amerikan është një faktor serioz destabilizues për vendin e tij.

Më vonë zoti Gejt u takua me presisentin rus Vladimir Putin, i cili më pas diskutoi mbi këto plane me presidentin Bush në telefon. As Kremtilini e as Shtëpika e Bardhë nuk dha hollësi rreth bisedës telefonike.

Komentet e sotme të Ministrit rus të Mbrojtjes Anatoly Serdukov vijnë pas bisedimeve të tij në Moskë me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Robert Gates.

Zoti Serdukov tha se sistemi strategjik i mbrojtjes amerikane është një faktor serioz destabilizues për vendin e tij. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov paralajmëroi se plani amerikan krijon rreziqe për Rusinë dhe mund të ndajë Evropën.

Zoti Gates u takua më vonë me presidentin Vladimir Putin i cili e diskutoi çështjen sot përmes një bisede telefonike me presidentin Bush.

Washingtoni kërkon të dislokojë 10 interceptues raketash në Poloni dhe radarë në Republikën Çeke për tu mbrojtur kundër atyre që i quan kërcënime seroze nga Irani. Zyrtarët amerikanë kanë këmbëngulur në mënyrë të vazhdueshme se sistemi nuk përbën kërcënim ndaj Rusisë. //iç//

XS
SM
MD
LG