Lidhje

Bisedime për partneritetin strategjik Rusi-BE


Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian takohen sonte me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, në përpjekje për çbllokimin e fillimit të bisedimeve të shumëpritura lidhur me një marrëveshje partneriteti strategjik mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Bisedimet që u zhvilluan në Luksemburg mes zotit Lavrov, një të dërguari të lartë gjerman dhe Shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana, synojnë ta bindin Moskën ta heqë embargon e vitit 2005 ndaj eksportimit të mishit nga Polonia.

Varshava iu përgjigj embargos, duke vendosur veton ndaj bisedimeve mbi një marrëveshje të re partneriteti me BE-në. Negociatat e fundjavës nuk arritën ta zgjidhin çështjen. Zyrtarët evropianë po përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjen para takimit të 18 majit mes zyrtarëve rusë dhe atyre të BE-së në qytetin rus të Samarrës. Marrëveshja aktuale e partneritetit strategjik mes Rusisë dhe BE-së skadon këtë vit. //rd//

XS
SM
MD
LG