Lidhje

Ministri i Jashtëm shqiptar jep dorëheqje të parevokueshme


Në Shqipëri Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj njoftoi sot pasdite në mënyrë të papritur se i kishte dorëzuar kryeministrit Sali Berisha dorëheqjen e tij të parevokueshme.

Ministri Mustafaj i cili largohet nga ky post në një moment kur diplomacia shqiptare e drejtuar prej tij ishte angazhuar tërësisht në çështjen e Kosovës, dha si të vetmin motiv faktin se ndjehej i lodhur. Nga ana e tij kryeministri Berisha ka shprehur keqardhjen, duke shtuar se megjithatë tregon mirëkuptim për vendimin e ministrit të jashtëm. //rd//

XS
SM
MD
LG