Lidhje

15 të vrarë në Ramadi nga një shpërthim vetëvrasës


Policia irakiane njofton se nga shpërthimi i një makine bombë humbën jetën të paktën 15 veta në periferi të Ramadit.

Nga shpërthimi u plagosën të paktën 25 persona të tjerë. Po sot më parë, një grup kryengritës, që ka lidhje me al-Kaidën në Irak, mori përgjegjësinë për një shpërthim dje, që shkaktoi vrasjen e 9 ushtarëve amerikanë në një prej sulmeve më të rënda kundër forcave amerikane që prej ndërhyrjes amerikane në vitin 2003.

Në një deklaratë në internet, grupi Shteti Islamik i Irakut, që përfshijnë al-Kaidën në Irak, mori përgjegjësinë për shpërthimin në afërsi të Bakubas, nga i cili u plagosën edhe 20 ushtarë të tjerë amerikanë. Në zhvillime të tjera, persona të armatosur të maskuar si trupa ushtarake irakiane bastisën një fshat në afërsi të Bakubas sot duke vrarë gjashtë persona dhe duke djegur disa shtëpi.

Në Bagdat, dy bomba në afërsi të ambasadës iraniane plagosën katër persona. Ushtria amerikane në Irak tha se forcat e koalicionit kanë kapur 10 terroristë të dyshuar dhe gjetën armë në operacionet në Bagdat dhe Falluxha.

XS
SM
MD
LG