Lidhje

Depresioni diagnostikohet gabim; Kujdesi ndaj pacientëve me autizëm


Diagnozat e depresionit mund të jenë të gabuara

Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se të paten 121 milionë vetë në mbarë botën vuajnë nga depresioni. Ekspertët pranë shoqatës amerikane të psikiatrisë kanë arritur në përfundimin se shumë amerikanë që janë diagnostikuar me depression mund të mos vuajnë nga kjo sëmundje, por thjesht provojnë reagime emocionale. Studimi i publikuar në Arkivat e Psikiatrisë së Përgjithëshme i befasoi shkencëtarët. Ata tashmë besojnë se të paktën 25 përqind e amerikanëve të diagnostikuar me depression mund të jenë duke kaluar thjesht një gjendje normale dëshpërimi. Dëshpërim për humbjen e një të afërmi ose për humbjen e vendit të punës mund të nxisë hidhërimin ose depression.

Dr. Michael First i universitetit Kolumbia në New York shpjegon thotë se hidhërimi pas humbjes së një të afërmi është diçka normale. Gjithashtu është normale hidhërim pasi na ndodh diçka e tmerrshme, si për shembull humbja e vendit të punës ose ndarja apo divorci.

Në studim u përfshinë mbi 8 mijë amerikanë. Shkencëtarët panë se 25 përqind e tyre reaguan normalisht në rastin e një humbjeje personale, ngjarje që do të shkaktonte hidhërim te cdo njeri tjetër.

Rezultatet e studimit ngrenë disa shqetësime: nëse në disa raste pacientët janë diagnostikuar gabim, pra atyre u është dhënë trajtimi i gabuar mjekësor. Për shembull Kathy Anderson, e cila shkoi tek psikiatri për këshillim pasi ajo humbi djalin e saj. Tani Kathy ndihmon të tjerët për të cilët ajo beson se janë diagnostikuar gabimisht me depression klinik, shprehje që e bën njeriun të bjerë në depression vetëm kur e dëgjon, thotë ajo.

Mjekët psikiatër dhe psikologët përpiqen të dallojnë disa simptoma tek pacienti kur i diagnostikojnë me depression, siç janë hidhërim apo trishtim i vazhdueshëm edhe pa ndonjë shkak; kur njeriu ndjehet pa shpresë ose pa vlerë; pagjumësia dhe gjendja e lëkundur në marrjen e vendimeve; humbja e oreksit ose e kundërta, oreks i tepruar; dhe mendime për vdekje ose vetvrasje.

Shkencëtarët thonë se mjekët duhet të tregohen më të kujdesshëm ndaj arsyeve të hidhërimit dhe të jenë të vetëdishëm se ilaçet nuk janë 100 përqind të efektëshme. Për disa, shqetësimi më i madh është se shumë prej studimeve mbi depresionin financohen nga firmat farmaceutike, prandaj, thonë ata, këto firma mund të ndikojnë në diagnozën dhe trajtimin e pacientit.

Kujdesi për pacientët me autizëm

Ky person hypën në autobus çdo mëngjes dhe nuk i tërheq vemendjen askujt, derisa fillon të flasë, pa e pyetur kush ose pa kuptim. Paul vuan nga autizmi Shpesh flitet mbi një shtim të pa shpjegueshme numrit të fëmijëve me autizëm që filloi në vitet ’90. Atëhere rastet ishin të rralla, ndërsa tani statistikat tregojnë se 1 në çdo 166 fëmijë lind me këtë sëmundje. Por Paul ka qënë ndër të parët me autizëm. Ai lindi më 1972 dhe kaloi në këtë gjendje fëmijërinë, rininë dhe tani është burrë, 35 vjeç.

Doktor Pete Gerhard i shoqatës për kërkime në fushën e autizmit thotë se të rriturit me autizëm janë si gjithë të rriturit e tjerë dhe jo fëmijë me trup të madh. Paul ka kaluar një jetë të tërë duke u stërvitur e mësuar për gjëra që të tjerët i kuptojnë shpejtë e pa vështirësi.

Ai ka mësuar se çfarë djeg e çfarë jo dhe si të orientohet në një bisedë të thjeshtë. Qëllimi është që ai të zërë vend në një botë mes të rriturve dhe tani ka një banesë të përbashkët me të tjerë thuajse në gjendjen e tij. Problemi është se Paul gjithmonë do të jetë autistik dhe gjithmonë do të ketë nevojën e të tjerëve.

E ëma e tij, Marlene Di Savnino thotë se ai pret gjithçka t’ia mësojnë të tjerët para se ta bëjë vetë. Problemi tjetër është se shtëpi të tilla ku njerëz të rritur si Paul jetojnë bashkërisht janë të rralla. Paul priti 10 vjet derisa u lirua vendi për të ardhur këtu.

Doktor Gerhard thotë se një numër i shumtë të rriturish si Paul kanë nevojë për ndihmën e komunitetit. Kjo kërkon që më shumë njerëz duhet të angazhohen për të ndihmuar në këtë drejtim. Dhe me 500 mijë fëmijë me autizëm në Shtetet e Bashkuara, që nesër do të jenë të rritur, njerëz si Paul në të ardhmen do të ketë plot.

XS
SM
MD
LG