Lidhje

SHBA: Një Këshilltar i Kongresit pranon akuzat për skandalin


Një këshilltar pranë Kongresit amerikan i lidhur me lobistin e diskredituar Xhek Abramof pranoi në gjykatën federale fajësinë ndaj akuzave për komplot.

Mark Zachares doli para gjykatës federale të martën, duke pranuar se ishte perpjekur në fshehtësi me Abramofin për të gjetur një vend pune pranë një kongresmeni nga Alasaka në mënyrë që ai të grumbullonte informacione dhe të krijonte kontakte për firmën lobiste të Abramofit.

Zachares gjithashtu pranoi se kishte bërë rreth 30 mijë dollarë shpenzime për bileta sporti dhe kishte shkuar në udhëtime për të luajtur golf në Skoci me Ambramofin.

Si pjesë e marrëveshjes ndërmjet gjykatës dhe të akuzuarit, Zachares ka rënë dakord për të ndihmuar në hetimet rreth skandalit Abramof.

Ai është personi i 11 që pranon fajsinë për këtë çështje. Abramof po kryen dënimin prej gjashtë vjetësh në një burg federal, pasi pranoi fajësinë vitin e kaluar nën akuzat për korrupsion që përfshinin politikanë të njohur republikanë. //ii

XS
SM
MD
LG