Lidhje

Varroset në Novodeviç ish presidenti Jelsin


Ish presidenti rus Boris Yeltsin u varros sot në Novodeviç të Moskës pas një funerali shtetëror madhështor. Të shtënat e artilerisë i dhanë lamtumirën e fundit udhëheqësit të parë pas-sovjetik ndërkohë që arkivoli vendosej në banesën e fundit.

Varrimi pasoi ceremoninë mortore në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar që u transmetua nga televizioni në mbarë vendin. Presidenti rus Vladimir Putin, anëtarë të familjes Yeltsin dhe përfaqësues të huaj ecën pas makinës ushtarake të blinduar që çonte arkivolin e ish presidentit nga katedralja për në varreza.

Ndër pjesëmarrësit në ceremoni ishin ish presidentët George Bush dhe Bill Klinton dhe ish kryeministri britanik John Major. Presidenti gjerman Horst Kohler, ish udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov dhe is presidenti polak Leh Valesa ishin gjithashtu mes të pranishmëve.

Presidenti Putin e kishte shpallur ditën e sotme, ditë zie kombëtare për paraardhësin e tij i cili vdiq të hënën në moshën 76 vjeçare. //rd//

XS
SM
MD
LG