Lidhje

Kryeministri Berisha emëron Lulëzim Bashën ministër të jashtëm


Pas dorëheqjes së papritur dje pasdite të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, zotit Besnik Mustafaj, kryeministri Berisha emëroi në këtë post Ministrin e Transporteve Lulëzim Basha, ndërsa në vend të tij do të rikthejë në kabinet zotin Sokol Olldashi.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë zoti Berisha nuk bëri asnjë koment për largimin e kreut të diplomacisë shqiptare, ndërkohë që opozita shfrytëzoi këtë rast për të përsëritur akuzat e saj ndaj të djathtëve në pushtet. //rd//

XS
SM
MD
LG