Lidhje

Shpërthim vetëvrasës brenda një stacioni policor në provincën Dijala


Policia irakiane tha se një vetvrasës hodhi veten në erë brenda një stacioni policor në provincën Dijala duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur 16 të tjerë. Zyrtarët thanë se sulmi ndodhi në stacionin policor të një tregu në qytetin Balad Ruz, rreth 70 kilometra në verilindje të Bagdatit.

Ndërkaq, kleriku radikal shiit, Moqtada al-Sadr kritikoi planin amerikan për ndërtimin e një muri përreth një enklave suni mes disa lagjeve shiite të Bagdadit. Ai e quajti këtë projekt sektar dhe racist. Kryeministri i Irakut Nouri al-Maliki ka kritikuar planin për ndërtimin e murit të lartë prej betoni.

Sot paradite ushtria amerikane tha se vrau një terrorist të rangut të lartë të al-Kaidës gjatë një operacioni në provincën Al-Anbar javën e kaluar. Në një deklaratë personi identifikohet si Muhamed Abdullah Abas al-Isavi dhe thuhet se ai ishte shefi i sigurimit të Al-Kaidës në rajon.//rd//

XS
SM
MD
LG