Lidhje

NATO i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të mbështesë planin Ahtisari


Zyrtarët e Natos i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit të mbështesë planin që i jep Kosovës pavarësi të mbikqyrur megjithë kundërshtimin e Rusisë.

Një zëdhënës i Natos u tha gazetarëve në Bruksel se aleanca dëshiron që kjo çështje të zgjidhjet sa më shpejt. Ai i bëri komentet pas takimit të zyrtarëve të lartë të Natos me 15 ambasadorët e vendeve të Këshillit të Sigurimit.

Ambasadorët u takuan edhe me Komisionerin e BE-së për zgjerimin Ollie Rehn i cili theksoi rëndësinë e garantimit të stabilitetit në Kosovë. Ambasadorët qendruan në Bruksel para vizitave në Beograd dhe Prishtinë në kuadër të një misioni faktmbledhës për statusin përfundimtar të Kosovës.//ii

XS
SM
MD
LG